Nesër zbulohet shtatorja e Adem Demaçit në Podujevë, merr pjesë edhe Kurti

Lajme

Nesër zbulohet shtatorja e Adem Demaçit në Podujevë, merr pjesë edhe Kurti

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 14:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Nesër në Komunën e Podujevës do të bëhet zbulimi i shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit.

Siç ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi në Sheshin e Qytetit në Podujevë, nesër në orën 13:00, në prag të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Ftohen të gjithë qytetarët që të na bashkëngjiten në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat