Szunyog takohet me kryetarin e ri të Listës Serbe: Folëm për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe procesin e dialogut

Lajme

Szunyog takohet me kryetarin e ri të Listës Serbe: Folëm për zgjedhjet e parakohshme lokale dhe procesin e dialogut

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 15:34
Foto nga takimi

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar për vizitë në Mitrovicën e Veriut, ku ka takuar kryetarin e ri të Listës Serbe, Zlatan Elekun.

Szunyog theksoi se me Elekun kanë biseduar për një sërë temash duke përfshirë edhe procesin e dialogut.

“Në një vizitë në Mitrovicën e Veriut sot, pata një takim njohës me Presidentin e sapozgjedhur të Listës Serbe, Dr. Zlatan Elek.

Diskutuam një sërë temash, duke përfshirë zgjedhjet e parakohshme lokale dhe procesin e dialogut. I urova suksese në detyrën e re”, shkroi Szunyog në platformën X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat