Vizitoi Antarktidën/ Shqiptari: Fjeta në gropë në borë, me 3 palë xhupa e pantallona

Lajme

Vizitoi Antarktidën/ Shqiptari: Fjeta në gropë në borë, me 3 palë xhupa e pantallona

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 08:12
Florin Sulo

Alpinisti Florin Sulo ishte mëngjesin e kësaj të premteje në “Good Morning Albanians” ku tregoi më shumë për eksperiencën e tij në Antarktidë.

Ai tha se një natë kishin fjetur mesa akullit e borës dhe pavarësisht sa e vështirë mund të duket kjo, Florini tha se veshja me shumë shtresa i ndihmoi.

“Fjetëm një natë në Antarktidë. Fjetëm në borë dhe në akull. Është pak e vështirë për të fjetur duke qenë se është 24 orë ditë, por fjetëm. Ishte ftohtë në fillim, por kishim veshur disa shtresë.

Kishim veshur 3 palë pantallona, streçe termike, 2 palë çorape, 2 palë dorashka dhe më pas ato sipër. Madje kur u zgjova kisha shumë vapë”,tha Florin Sulo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat