Nga mesnata në Serbi mund të lëvizet me automjete me targa të Kosovës, por sipas qeverisë së Serbisë, kjo nuk do thotë njohje e Kosovës

Lajme

Nga mesnata në Serbi mund të lëvizet me automjete me targa të Kosovës, por sipas qeverisë së Serbisë, kjo nuk do thotë njohje e Kosovës

Nga: F. B. Më: 1 janar 2024 Në ora: 10:59
Ilustrim

Nga mesnata e vitit të ri në Serbi janë lejuar automjete të regjistruara në Kosovë të lëvizin pa vendosur letra ngjitëse në simbolet e Kosovës, për këtë vendim të qeverisë së Serbisë që hyn nga sot në fuqi janë vendos njoftime në të gjitha vendkalimet, kjo është bëtë për çështje praktike, shkruan “RTS”, transmeton “Bota Sot”.

Kjo do të thotë se në trafik dhe rrugë lejohen të lëvizin të gjitha automjetet e regjistruara në Kosovë dhe kjo sipas zyrtarëve bëhet me qëllim lehtësimit të pozitës së individëve dhe mundëson lirinë e lëvizjes dhe sipas tyre kjo nuk mund komentohet si njohje e pavarësisë së Kosovës, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Me këtë vendim sipas Qeverisë së Serbisë “Nuk prejudikohet përcaktimi i statusit final të Kosovës dhe nuk mund të konsiderohet si pranim i Beogradit për heqje dorë nga të drejtat e garantuara me rezolutën 1244 të KS të OKB-së” thuhet në tekstin e kumtesës lidhur me hyrjen në fuqi të vendimit rreth targave.

Zyrtarët evropian kanë përshëndetur vendimin e qeverisë serbe në Beograd që të largohen letrat ngjitëse në targa në simbole të tyre, duke i bërë thirrje që këtë ta bëjë edhe Prishtina.

Nga qeveria e Kosovës është kumtuar ditë më parë se reagimi i tyre do të jetë i njëjtë nëse  vendimi për automjetet me targa të Kosovës zbatohet nga ana e Beogradit.

Por kjo ka nxitur reagime të shumta në opozitën serbe, duke akuzuar pushtetin aktual të Vuçiç se dalngadal po dorëzon dhe lëshon pe në secilën çështje që diskutohet në kuadër të dialogut, duke pranuar de fakto Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat