Familja e deklaroi “të zhdukur” gazetarin e RTK-së, policia e gjen “të dehur” në një motel

Lajme

Familja e deklaroi “të zhdukur” gazetarin e RTK-së, policia e gjen “të dehur” në një motel

Më: 25 janar 2024 Në ora: 21:32
Arbër Zeka

Ish-fituesi i Big Brother Albania 5, Arbër Zeka dhe gazetar i RTK-së është gjetur i dehur në një motel në Çagllavicë pasi në Polici nga familjarët ishte raportuar si i zhdukur.

Lajmi është bërë i ditur nga burime brenda autoriteteve të sigurisë.

I vëllai e kishte lajmëruar Policinë e Kosovës sot rreth orës 17:00, se Arbëri ishte zhdukur që nga mbrëmja e së mërkurës, rreth orës 21:30 dhe nuk ishte lajmëruar në telefon.

Pas kësaj, Policia ka angazhuar hetuesit rajonalë dhe ata të krimeve të rënda, të cilët siç mëson reporteri e kanë gjetur para pak minutash në një motel në gjendje të dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat