U shkarkua nga Hetemi pas videos me kokainë, deklarohet nënkryetarja e Leposaviqit - demanton Listën serbe

Lajme

U shkarkua nga Hetemi pas videos me kokainë, deklarohet nënkryetarja e Leposaviqit - demanton Listën serbe

Më: 30 janar 2024 Në ora: 19:34
Dragana Miletiq

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka shkarkuar nga detyra nënkryetaren e kësaj komune, Dragana Miletiq, e cila në pamjet e publikuara dje nga Naciomale u pa duke konsumuar drogë në ambientet komunale.

Media e ka kontaktuar Mileqitin pas shkarkimit. Në një prononcim, Miletiq e demantoi deklaratën e Listës Serbe, duke theksuar se ajo ishte kërcënuar e madje thotë se i është djegur edhe vetura.

Por ajo nuk foli asgjë në lidhje me kokainën.

“E demantoj deklaratën për Listën Serbe

Pas videove që pashë, tani jam e sigurt se kush qëndron pas këtij mashtrimi të krijuar që nga fillimi i detyrës sime. Bëhet fjalë për kërcënime për të më frikësuar dhe shantazhuar për një video që do ta publikonin, një javë më vonë ma kishin djegur makinën. Nuk më lejuan të informoja kyetarin e Komunës për gjithçka që po më bënin, për shkak të kërcënimeve se po t'i tregoja policisë ose dikujt tjetër, do të më hidhnin bombë dhe do të ishte akoma më keq.” – tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat