Konjufca ironizon me Kokajn pasi e kërkoi fjalën: Deputet jo fort i ri me moshë, por që ka shpirt rinor

Lajme

Konjufca ironizon me Kokajn pasi e kërkoi fjalën: Deputet jo fort i ri me moshë, por që ka shpirt rinor

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 14:06
Glauk Konjufca, Jahja Kokaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë seancë ka ironizuar me deputetin e VV-së, Jahja Kokaj.

Konjufca ia dha fjalën Kokajt për të diskutuar për shqyrtimin e parë të Projektligjit për rininë.

Më këtë rast Konjuca thë se Kokaj ka shpirt rinor.

“Tash po ja japim fjalën për rininë një deputeti jo fort të ri me moshë, por që ka shpirt rinor, Jahja Kokaj.” – ka thënë Konjufca.

Pas kësaj, Kokaj u përgjigj duke thënë se Konjufca ka të drejtë.

“Keni plotëisht të drejt… Tash unë e mora fjalën po me thanë të vërtetën në këtë lami kam eksperiencë shumë të gjatë sepse si fëmijë qoftë shkollë fillore qoftë shkollë të mesme kam qenë lider.” – ka thënë ai ndër të tjera ai.

Nuk është hera e parë që Konjufca shkakton të qeshura në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat