“Serbia po bën lojëra me Perëndimin”, Kulla: Mund të hyjë zyrtarisht në BRICS

Lajme

“Serbia po bën lojëra me Perëndimin”, Kulla: Mund të hyjë zyrtarisht në BRICS

Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:40
Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla

Eksperti i sigurisë, Ilir Kulla thotë se Serbia mund të hyjë zyrtarisht në BRICS, një organizatë, pjesë e së cilës janë Rusia, Kina, Irani etj. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në ABC News, eksperti tha se nëse Donald Trump do të marrë drejtimin e SHBA-së, mund të synojë shkatërrimin e aleancës Rusi-Kinë.

“Nëse vijnë republikanët, do t’i futen seriozisht projektit për ta çarë aleancën Rusi-Kinë. Në Amerikë do të shohim se si do të shkojnë zgjedhjet. Unë mendoj se nëse fitojnë republikanët, ata do t’i kthehen doktrinës Nixon dhe do synojnë çarjen e Kinës me Rusinë dhe do të përqendrohen në Paqësor sepse atje është pjesa më e madhe e botës.

A kanë fuqi ta bëjnë? Fuqi ushtarake kanë por ekonomike duhet ta shohim. Ki parasysh se Kina është ekonomia më e madhe e botës. BRICS ka ndryshuar vitet e fundit. Serbia është në BRICS thjesht po bën lojëra me perëndimin. Besoj se do të hyjë zyrtarisht.

Përderisa hyri edhe Arabia Saudite që është aleati i Perëndimit dhe u bë bashkë me Iranin nëpërmjet ndërmjetësimit të Kinës, hyri edhe Pakistani, mendoj që edhe Serbia do të hyjë“, tha Kulla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat