Gjuriq nuk ndalet me propagandë ndaj Kosovës: “Në Kosovë po shfarosen serbët”

Lajme

Gjuriq nuk ndalet me propagandë ndaj Kosovës: “Në Kosovë po shfarosen serbët”

Më: 3 qershor 2024 Në ora: 15:19
Marko Gjuriq gjatë takimit me Babic

Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, e ka shfrytëzuar takimin me shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd, Janos Babic, për të vazhduar me propagandë ndaj Kosovës, duke pretenduar se “çështja alarmante politike për Serbinë është përpjekja e regjimit të Prishtinës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës”, ku ai ka përsëritur kundërshtimin e tij të fortë ndaj vetëm shqyrtimit të një kërkese të tillë, sipas tij, “në kundërshtim të gjitha parimeve të së drejtës ndërkombëtare publike”.

“Situata në Kosovë është alarmante, ku populli serb, i frikësuar, dita-ditës dhe muaj pas muaji përballet me luftën për mbijetesë, me luftën kundër shfarosjes, në kushte të padurueshme në të cilat nuk kërcënohet vetëm siguria e tyre, por edhe të drejtat themelore njerëzore dhe civile”, ka vazhduar Gjuriq.

Ai ka shtuar se “situatën shqetësuese e dëshmon edhe fakti se vetëm në vitin e fundit më shumë se 14 për qind e serbëve janë larguar nga Kosova”.

“Pranimi eventual i Prishtinës”, sipas këtij shërbëtori të Vuçiqit, “do të përbënte shkelje jo vetëm të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Statutit të Këshillit të Evropës, por edhe të Kartës së OKB-së dhe si i tillë do të bëhej një precedent i rrezikshëm me pasoja shumë negative në nivel botëror”.

Mirëpo nuk tregohet se cili ishte mendimi i Babiqit në lidhje me këtë propagandë aq të ulët të Gjuriqit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat