Bulliqi fjaloset me dy policë në Podujevë, reagon shefi i grupit parlamentar të LDK-së: Ky a është kryetar a komandat i Policisë

Lajme

Bulliqi fjaloset me dy policë në Podujevë, reagon shefi i grupit parlamentar të LDK-së: Ky a është kryetar a komandat i Policisë

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 15:30
Shpejtim Bulliqi

Një video e kryetarit të Podujevës është publikuar duke u fjalosur me Policinë e Kosovës.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së në Podujevë Valon Demolli, ka publikuar videon ku shihet kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi duke u fjalosur me dy zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Ai pyet se a është gangster Bullqi.

“Ky a është kryetar komune a komandant i Policisë, a gangster!!”, ka shkruar Demolli në Facebook.

Më poshtë mund të ndiqni edhe videon

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat