Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 33 gradë Celsius

Lajme

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 33 gradë Celsius

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 07:51
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimale do të arrijnë në 33 gradë Celsius.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat