Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë
Ish-presidenti Hashim Thaçi është larguar nga QKUK-ja, ku ishte për vizitë te babai i tij i cili nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara Michael Doyle, tha se vizita u lejua për arsye humanitare.
“Po mund ta konfirmoj. Për arsye detyruese humanitare, Trupi Gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë paraburgimi në Kosovë për Hashim Thaçin që të jetë me babanë e tij.
------
Pas tri kërkesave të refuzuara, Gjykata Speciale ia ka aprovuar kërkesën Hashim Thaçit për të ardhur në Kosovë.
Kjo pasi babai i tij është në gjendje të rënduar shëndetësore.
Media ka mësuar se Thaçi e ka vizituar babanë në klinikën Interne në QKUK.
Ai është shoqëruar nga forca të shumta të sigurisë.
Në refuzimet e mëhershme, Specialja vlerësonte se gjendja e babait të Thaçit nuk është aq e rëndë.
Më 14 shkurt 2025, Hashim Thaçi e bëri kërkesën e katërt në Gjykatën Speciale për ta vizituar babanë në gjendje të rënduar shëndetësore.
Aty ish-presidentin Thaçi kishte treguar gatishmëri për të respektuar të gjitha procedurat që kërkohen.
“Z. Thaçi thekson se gjendja shëndetësore e babait të tij “tash është përkeqësuar më tej, [REDAKTUAR]. z. Thaçi thekson se ai është diagnostikuar me [REDAKTUAR] dhe se mjeku i tij trajtues ka konstatuar se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokumentin e Gjykatës Speciale.
“Z. Thaçi pohon se ai [REDAKTUAR] dhe për ngushëllim [REDAKTUAR]. 9 Z. Thaçi kërkon që vizita të bëhet në prani të [REDAKTUAR]”, thuhet më tutje.
Thaçi ka shprehur gatishmëri për t’i respektuar të gjitha masat e Gjykatës Speciale, vetëm që ta realizojë vizitën.
“Z. Thaçi pohon se nuk ka kundërshtim që t'i nënshtrohet masave të njëjta logjistike dhe kushteve të sigurisë që i ishin vendosur kur ai më parë ishte liruar përkohësisht në bazë të vendimeve të nxjerra nga Trupi Gjykues II ('Trupi'), 11 dhe thekson se [REDAKTUAR]”, thuhet në dokument.