Raportohet se qeveria serbe ka tërhequr ligjet e ndërlidhura me Kosovën

Lajme

Raportohet se qeveria serbe ka tërhequr ligjet e ndërlidhura me Kosovën

Më: 26 prill 2025 Në ora: 16:03
Aleksandar Vuçiq

Ndonëse se u miratuan nga qeveria e mëparshme e Serbisë tetorin e kaluar, dy projektligje që kishin të bënin me Kosovën raportohet se janë tërhequr në heshtje nga procedura parlamentare – së bashku me 41 akte të tjera ligjore – nga qeveria e sapoemëruar e udhëhequr nga kryeministri Gjuro Macut.

Projektligjet e tërhequra synonin ta përcaktonin Kosovën si një zonë të mbrojtjes së veçantë sociale dhe të krijonin një organ gjyqësor për të ndjekur penalisht ata që shkelin të drejtat e serbëve të Kosovës, përfshirë vetë serbët, siç u njoftua nga presidenti Alleksandar Vuçiq shtatorin e kaluar mes një krize të re politike në veri të Kosovës pas mbylljes së institucioneve serbe në zonë, raporton “Kossev”.

Edhe pse qeveria e mëparshme i formalizoi propozimet dhe ia paraqiti ato parlamentit më 29 tetor 2024, kabineti i ri informoi Asamblenë Kombëtare më 17 prill – vetëm një ditë pasi u betua – se do të tërhiqte të gjitha legjislacionet e pezulluara të paraqitura nga paraardhësi i saj.

“KoSSev” siguroi një dokument që rendiste 43 aktet e tërhequra. Midis tyre ishin dy projektligjet që lidheshin me Kosovën, të titulluara zyrtarisht: “Ligji për Organizimin dhe Juridiksionin e Autoriteteve Gjyqësore për Ndjekjen Penale të Kryera në Territorin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”, dhe “Ligji për Shpalljen e Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë si Zonë e Mbrojtjes së Veçantë Sociale”.

Presidenti serb Vuçiq u zotua në atë kohë se me ligjet në fjalë do të mbronte serbët në Kosovë pas tensioneve në rritje. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat