Haradinaj: Nderuam me krenari jetën dhe veprën e Agim Selmanaj në shërbim të atdheut

Lajme

Haradinaj: Nderuam me krenari jetën dhe veprën e Agim Selmanaj në shërbim të atdheut

Më: 1 maj 2025 Në ora: 13:25
Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së

Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka kujtuar në përvjetorin e rënies Agim Selmanajn.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se ka nderuar sot me krenari jetën dhe veprën e të ndjerit në shërbim të atdheut.

“I rritur në frymën e atdhedashurisë, në një familje e cila ndër breza kanë besuar në liri dhe i kanë shërbyer atdheut pa kalkulim, ai u ngrit në një ushtar shembullor, nga më të zotët që kishte Dukagjini e Kosova, deri sa ra për t’u përjetësuar në themelet e lirisë së kësaj toke”.

“Lavdi e përjetshme Agimit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij!”, ka thënë Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat