Protesta e nesërme e bizneseve për tregun e energjisë, OEK-u del me njoftim

Lajme

Protesta e nesërme e bizneseve për tregun e energjisë, OEK-u del me njoftim

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me përfaqësues të sektorit privat, ka organizuar një protestë paqësore që do të mbahet të mërkurën, nga ora 11:00 deri në 12:00.

Kjo protestë sipas njoftimit të OEK-ut do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“Në protestë do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve dhe punëtorët e tyre.

Ata do të kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, të reflektojnë mbi kërkesat e komunitetit të biznesit për një fazë tranzicioni në procesin e daljes në tregun e lirë të energjisë”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat