Gjendet 9-vjeçari me autizëm nga Mushtishti i Suharekës, ja ku ishte

Lajme

Gjendet 9-vjeçari me autizëm nga Mushtishti i Suharekës, ja ku ishte

Më: 28 korrik 2025 Në ora: 11:44 Përditësuar në ora: 12:56 më 28.07.2025
Fatos Jakup

9 vjeçari u gjet në një shtëpi të pabanuar në fshat

Është gjetur nëntëvjeçari Fatos Jakupi, i cili ishte shpallur i zhdukur sot gjatë ditës nga familja.

Kryetari i fshatit Mushisht, Reshat Selimi, tha për Klankosova.tv se vogëlushi është shëndosh e mirë.

“Po, e kemi gjetur. Ai është shëndosh e mirë. Aty janë edhe ekipet mjekësore të cilët po i bëjnë një ekzaminim, por duket se është mirë me shëndet”, deklaroi ai.

Selimi dha edhe detaje tjera për fëmijën.

“E kemi gjetur në fshatin Mushtisht, 1 kilometër e diçka larg shtëpisë së tij. Ka qenë në një garazh në një shtëpi të pabanuar”, deklaroi ai.

Lajm i mirë: Gjendet 9-vjeçari me autizëm nga Mushtishti i Suharekës

Fatos Jakupi, 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, i zhdukur mëngjesin e sotëm, është gjetur para pak minutash.

Lajmin e kanë konfirmuar nga familja e fëmijës dhe kanë bërë me dije se Fatosi u gjet në fshat, jo fort larg shtëpisë.

Ai tashmë është duke u kontrolluar nga një ekip mjekësor dhe fatmirësisht gjendja e tij është stabile.

Zhduket 9-vjeçari nga Mushtishti i Suharekës, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Një fëmijë 9-vjeçar nga Mushtishti i Suharekës është zhdukur, dhe po kërkohet ndihmë në gjetjen e tij.

Fatos Jakupi, fëmija që ka humbur gjatë ditës së hënë, momentin e fundit që është parë ka qenë i veshur me farmerka të gjelbra, maicë ngjyrë hiri me shkronja dhe sandale.

Media ka kontaktuar dhe me kryetarin e fshatit, Reshat Selimin, i cili thotë se kërkimet për fëmijën e humbur po vazhdojnë, megjithëse ende nuk është gjetur.

Mësohet se 9-vjeçari është i prekur nga autizimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat