Sot varroset motoçiklisti që mbeti i vdekur dje në Prishtinë

Lajme

Sot varroset motoçiklisti që mbeti i vdekur dje në Prishtinë

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 11:13
36-vjeçari, Rinor Spahiu

36-vjeçari, Rinor Spahiu, i cili mbeti i vdekur të premten si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe motoçiklete në Prishtinë, do të varroset sot.

Lajmin për varrimin e tij e bënë të ditur familjarët, derisa ceremonia e varrimit nis nga ora 13:00 në varrezat e Dragodanit.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një shqiptar me shtetësi gjermane.

Ai, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit fatal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat