“T’ishe kanë mashkull, t’kisha rrokë boks”-një grua publikon pamje teksa pretendon se vëllai i Robert Berishës, Patrisi, e kërcënon në trafik me gabim të vet

Lajme

“T’ishe kanë mashkull, t’kisha rrokë boks”-një grua publikon pamje teksa pretendon se vëllai i Robert Berishës, Patrisi, e kërcënon në trafik me gabim të vet

Më: 1 nëntor 2025 Në ora: 20:07
Patris Berisha

Një grua ka publikuar një video në rrjetin social TikTok. Në të shihet se ajo është duke vozitur një veturë, ndërsa nga shiriti tjetër i trafikut vjen një motoçikletë, që sipas saj, po e voziste figura e njohur e showbizit, Patris Berisha.

Pasi motoçikleta, duke bërë tejkalim, i del përpara veturës që publikuesja e videos po voziste, dyshja fillojnë të fjalosen pasi ajo del nga vetura.

Edhe pse fytyra e burrit që përdorte fjalë aspak të hijshme nuk shihet qartë, mes tjerash ai dëgjohet duke thënë: "T`ishe kanë mashkull, t’kisha rrokë boks".

@blerinahoti___

 

♬ original sound - Blerina

Kujtojmë se Patrisi është vëllai i këngëtarit, Robert Berisha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat