Ndahet nga jeta gazetari i “Bota sot” dhe veterani i UÇK-së

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari i “Bota sot” dhe veterani i UÇK-së

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 18:17
Ragip Guraziu

Ka vdekur në moshën 73 vjeçare, Ragip Guraziu, veteran i UÇK-së dhe gazetar i mediumeve të ndryshme vendore.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e kanë bërë publik familjarë të të ndjerit.

Përveç kontributit të tij atdhetar për çlirimin e Kosovës, ai për shumë vite ka punuar në mediume të ndryshme si, Bota Sot, Epoka e Re, Telegrafi, Suhareka Online dhe Radio Theranda.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e enjte në vendlindjen e tij, në fshatin Bllacë të Suharekës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat