Rrugëtimi i gruas drejt barazisë, kuptimi i vërtetë i 8 Marsit

Lajme

Rrugëtimi i gruas drejt barazisë, kuptimi i vërtetë i 8 Marsit

Më: 8 mars 2026 Në ora: 10:59
8 marsi njihet si “Dita e Gruas”

8 marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën, madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare, ndërkohë që në shumë vende të tjera edhe protestohet.

Në Kosovë “Dita Ndërkombëtare e Gruas” është kthyer në një simbol të veçantë për nënat dhe vajzat. Ato marrin dhurata nga fëmijët, bashkëshortët, miqtë në shenjë mirënjohje dhe respekti.

Fillimisht, 8 marsi u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës!

Kjo ditë është simbolike për rrugëtimin historik që gratë në të gjithë botën kanë bërë për të përmirësuar jetën e tyre. 8 marsi vjen si një kujtesë, se pavarësisht sa është bërë, udhëtimi është i gjatë dhe duhet bërë akoma më shumë.

Ndërsa shumë njerëz e mendojnë si një çështje feministë, rrënjët e saj qëndrojnë në lëvizjen punëtore.

Dita Ndërkombëtare e Grave nisi nga lëvizja e punës për t’u bërë një ngjarje vjetore e njohur nga Kombet e Bashkuara. Gjithçka nisi në vitin 1908, kur 15,000 gra marshuan nëpër qytetin e Nju Jorkut duke kërkuar orë më të shkurtër pune, paga më të mira dhe të drejtën e votës. Ishte Partia Socialiste e Amerikës që shpalli Ditën e Parë Kombëtare të Gruas, një vit më vonë. Ideja për ta bërë ditën ndërkombëtare erdhi nga një grua e quajtur Clara Zetkin.

Ajo sugjeroi idenë në vitin 1910 në një Konferencë Ndërkombëtare të Grave Punëtore në Kopenhagë. Kishte 100 gra, nga 17 vende, dhe ata ranë dakord për sugjerimin e saj njëzëri. Ajo u festua për herë të parë në 1911, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër. Njëqindvjetori u festua në vitin 2011, kështu që këtë vit ne po festojmë teknikisht 109-të Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat