​Raste të shumta të armëmbajtjes pa leje në disa qytete

Lajme

​Raste të shumta të armëmbajtjes pa leje në disa qytete

Më: 17 mars 2026 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Policia ka evidentuar disa raste të posedimit të paautorizuar të armëve në Gllogoc, Podujevë, Prishtinë dhe Istog.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në mesin e të dyshuarve ishte edhe një i mitur. 

Armët e sekuestruara përfshijnë armë zjarri, armë me gaz dhe sprej OC. Në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë proceduar në procedurë të rregullt.

Përjashtimi i vetëm është rasti në Prishtinë, ku i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat