AMC reagon ndaj rastit të raportuar të abuzimit të rëndë të një fëmije në Lipjan: Kërkojmë mbrojtje të fëmijës

Lajme

AMC reagon ndaj rastit të raportuar të abuzimit të rëndë të një fëmije në Lipjan: Kërkojmë mbrojtje të fëmijës

Më: 18 mars 2026 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Action for Mothers and Children ka shprehur shqetësim lidhur me raportimet për një fëmijë 5-vjeçar në Lipjan, i cili dyshohet se ka pësuar keqtrajtim të rëndë në shtëpinë e tij dhe se po merr trajtim urgjent mjekësor.

Në një komunikatë për media kanë bërë thirrje për mbrojtjen e fëmijës.

“Bëjmë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijës dhe për vënien para përgjegjësisë, në mënyrë të plotë, të personave përgjegjës.

Asnjë fëmijë nuk duhet kurrë të përjetojë dhunë apo neglizhencë. Mbrojtja e fëmijëve nga dëmtimi është një përgjegjësi e përbashkët e familjeve, komuniteteve dhe institucioneve. Çdo fëmijë meriton të rritet i sigurt, me dashuri dhe i lirë nga frika dhe dëmtimi”, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat