Hoti me vendim për masa emergjente në sigurinë dhe shëndetin në punë

Lajme

Hoti me vendim për masa emergjente në sigurinë dhe shëndetin në punë

Më: 13 prill 2026 Në ora: 20:59
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka nxjerrë një vendim për ndërmarrjen e masave të menjëhershme dhe emergjente me synim rritjen e nivelit të sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, me fokus të veçantë në sektorët me rrezikshmëri të lartë.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi i datës 13 prill 2026 bazohet në dispozita të ndryshme ligjore që rregullojnë funksionimin e administratës shtetërore dhe standardet e sigurisë në punë në Republikën e Kosovës.

Në komunikatë theksohet se masat e ndërmarra synojnë ndërhyrje të shpejta për përmirësimin e kushteve të punës, duke adresuar rreziqet që mund të cenojnë shëndetin dhe jetën e punëtorëve.

Vëmendje e veçantë i kushtohet sektorëve ku incidenca e aksidenteve në punë është më e lartë.

Po ashtu, ministri Hoti bëri të ditur se ky vendim është pjesë e përpjekjeve institucionale për forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes dhe zbatimit të standardeve të sigurisë në punë, si dhe për rritjen e përgjegjësisë së punëdhënësve në përmbushjen e detyrimeve ligjore.

Detajet lidhur me zbatimin e masave dhe institucionet përgjegjëse pritet të përcaktohen përmes akteve nënligjore dhe udhëzimeve përkatëse që do të pasojnë këtë vendim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat