“Një jetë plotë dhimbje” – Haradinaj me urim emocional për ditëlindjen e Nënës Rukë

Lajme

“Një jetë plotë dhimbje” – Haradinaj me urim emocional për ditëlindjen e Nënës Rukë

Më: 6 maj 2026 Në ora: 10:27
Ramush Haradinaj dhe Nëna Rukë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar festën e ditëlindjes së nënës së tij, Nënës Rukë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shpërndarë një foto me nënën e tij, ku i uron jetë të gjatë dhe shëndet.

“Urime ditëlindjen, Nana Rukë!

Një jetë plot dhimbje shqiptare që ka me u rrëfy ndër breza! Të paçim me shëndet e jetë të gjatë!”, thuhet në postimin e Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat