Ushtarët e FSK-së e përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri

Lajme

Ushtarët e FSK-së e përfundojnë me sukses trajnimin e zhytjes në Shqipëri

Më: 13 korrik 2026 Në ora: 11:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Trajnimeve për Kërkim-Shpëtim e Gardës Kombëtare të FSK-së ka realizuar trajnimin “Zhytje Rifreskuese” në Qendrën Kombëtare të Polumbarëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman të Vlorës.

Bazuar në njoftimin e FSK-së, trajnimi kishte për qëllim rifreskimin dhe avancimin e njohurive profesionale në zhytje.

Me fokus në teknikat moderne të zhytjes, sigurinë nënujore, planifikimin dhe realizimin e operacioneve të zhytjes, kontrollin e lundrueshmërisë, sistemin buddy, si dhe zhvillimin e aftësive për mësimdhënie dhe demonstrim praktik.

“Përmes këtij programi, pjesëtarët e FSK-së kanë forcuar kapacitetet profesionale për realizimin e misioneve të kërkim-shpëtimit dhe operacioneve të specializuara nënujore”, thuhet në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat