Miliarderi shqiptar nga Tropoja që jeton në New York, Sahit Muja, i njohur për biznesin e mineraleve që kapin shifrat prej 3 trilionë dollarësh, është kthyer në vendlindjen e tij për të kaluar pushimet me gruan e tij, Albana Muja.
Një nga rezervat minerale magnezium me të mëdha në botë është zbuluar në Tropojë, kjo minierë ka filluar prodhimin më të madh të magnezit , në vitin 2014.
President shqiptar i Mineraleve dhe CEO Sahit Muja ka thënë se: ”Ne kemi një leje të përjetshëm për të nxjerr magnezin në Tropojë. Rezervat e provuara gjeologjikisht janë 500 milionë ton mineral magnezi.
Sipas mediave të ndryshme amerikano dhe shqiptare, Muja ka një pasuri të jashtëzakonshme me biznesin e mineraleve.
Japonia, synon të provojë se Cikli Energjisë revolucionar nga Magnezi mund te beje boten të lirë një ditë nga varësia në lëndët djegëse fosile.
Magnezi , mund të japë një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër ndryshimeve klimatike.