Shahpaska: Gjendja në kopshte është e qëndrueshme

Maqedonia

Shahpaska: Gjendja në kopshte është e qëndrueshme

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 19:18
Jagoda Shahpaska

Gjendja në kopshte është e qëndrueshme, në javën e fundit po vërehet numër më i vogël i atyre që shkojnë në izolim dhe rritje e numrit të fëmijëve të cilët janë kthyer në kopshte.

Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë lëshimit të sotëm në përdorim të kopshtit të ri të fëmijëve në vendbanimin Milladinovc.

“Gjendja në kopshte është e qëndrueshme. Në nivel ditor i ndjekim të dhënat të cilat vijnë te ne si Ministri. Konfirmohet trendi të cilin e paralajmërova gjatë konferencave të kaluara për media dhe sot. Te numri i të sapo infektuarve si i të punësuarve, ashtu edhe i fëmijëve ka trend të uljes. Java e tretë me radhë që kemi ulje të numrit të atyre që shkojnë në izolim”, deklaroi Shahpaska.

Ajo, shtoi, se numri i atyre që shkojnë në izolim është më i vogël se sa i atyre që kthehen. Kemi rritje të fëmijëve të cilët janë kthyer në kopshte për rreth 500.

Sipas saj, kjo tregon se në kopshte respektohen protokollet nga të punësuarit, se nuk ka përhapje të pandemisë brenda mes të punësuarve dhe fëmijëve, virusi vjen prej jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat