Pranohen 18 amendamente për Buxhetin e RMV-së

Maqedonia

Pranohen 18 amendamente për Buxhetin e RMV-së

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Projektbuxheti shtesë për vitin 2021 është përcaktuar me 18 amendamente të pranuara, informojnë nga Qeveria, pas seancës së 27-të.

Qeveria pranoi 18 amendamente që lindën nga debati mbi buxhetin në komisionet parlamentare dhe vendosi që teksti i Projekt-Buxhetit të ndryshuar për 2021 duhet t’i paraqitet për miratim Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë drejtim, u pranuan konkluzione që lexojnë: përdoruesi i buxhetit – Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut të sigurojë fonde shtesë në vlerë prej 9 milion denarë, në pjesën e destinuar për paga dhe shtesa, si dhe Ndryshimet në Buxhetin e Republika e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 të sigurojë fonde shtesë për arritjen dhe ruajtjen e një shkalle më të madhe të programit dhe zhvillimit tekniko-teknologjik të shërbimit të servisit publik”, thuhet në deklaratë.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria miratoi Strategjinë e rishikuar Fiskale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2021 – 2023, me ndryshime deri në vitin 2025, të cilat propozojnë drejtimet dhe objektivat e politikës fiskale, parashikimet themelore makroekonomike dhe treguesit, përcaktojnë shumat për kategoritë e të ardhurave të vlerësuara dhe fondet e aprovuara për atë periudhë, si dhe parashikimet e deficitit buxhetor dhe borxhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat