Votimi online, pas miratimit të buxhetit

Maqedonia

Votimi online, pas miratimit të buxhetit

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 07:56
Kuvendi i Maqedonisë

Shqyrtimi i amendamenteve për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit pritet të nisë pas miratimit të buxhetit. Aspekti teknik i amendamenteve ka përfunduar, ndërsa Komisioni për çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit pret lirimin e sallës nga seanca për rishikimin e buxhetit.

“Plani është që pas shqyrtimit të buxhetit në lexim të dytë, të vazhdohet puna e komisionit për shqyrtimin e amendamenteve. Për shkak se është propozim me procedurë të shkurtër, propozimi shkon direkt në lexim të tyre, përkatësisht në fazën e amendamenteve’ deklaroi Panço Minov, Kryetar i Komisionit për çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.

Shumica nuk pret që opozita të heq dorë nga 3.050 amendamentet e propozuara. Minov shton se qëllimi i opozitës është dashakeq.“Nuk kam informacion se mund të tërhiqet opozita. Si kryetar i komisionit kemi përpunuar të gjitha amendamentet dhe konsideroj se numri më i madh i tyre nuk kanë përmbajte thelbësore por vetë numri i madh i tyre ka për qëllim zvarritjen e miratimit të ndryshimeve në Rregullore’ pohoi Panço Minov, Kryetar i Komisionit për çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.

Opozita është e prerë; nuk do të lejojnë ndryshimin e Rregullores në kundërshtim me Kushtetutën. Ndryshimet e propozuara parashikojnë mundësinë që deputetët të cilët ndodhen në izolim si pasojë e Kovid-19, t’i mundësohet votim nga distanca, duke dëshmuar izolimin me dokument nga organi kompetent. Opozita vlerëson se pushteti këtë ndryshim e propozon me qëllim tejkalimin e vështirësive si pasojë e shumicës së brishtë. Ndaj propozimit të kryetarit të Kuvendit për ndryshimin e Rregullores për punën e Kuvendit, amendamente kanë propozuar VMRO-DPMNE-ja,  ASH&AAA dhe partia E Majta. Përmbajtjet e tyre ishin kryesisht ironizuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat