MPB: Arrestohen 3 dilerë të kokainës

Maqedonia

MPB: Arrestohen 3 dilerë të kokainës

Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot nëpunësit policor nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë kanë ndaluar një makinë në pikën pagesore në Zhelinë, me targa zviceriane.

Brenda kanë qenë H.I (31), S.B (31) dhe A.Sh (32) nga Gostivari.

Gjatë kontrollit të kryer është gjetur kokain e paketuar.

Personat janë arrestuar dhe janë dorëzuar në Stacionin policor në Tetovë kundër të cilëve do të ngritet padi penale deri tek Prokuroria në Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat