Çdo i pesti qytetar, i varfër

Maqedonia

Çdo i pesti qytetar, i varfër

Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Çdo i pesti banorë në Maqedoninë e Veriut është i varfër. Shkalla e njerëzve të varfër në dy vitet e fundit ishte 21.9 për qind, ndërkohë që familjet me katër anëtarë janë më të varfër dhe hasin probleme të vështira ekonomike. Kështu tregojnë të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror të Statistikës, sipas të cilës, familjet me dy të rritur dhe dy fëmijë përfaqësohen në shkallën “të varfër” janë 19.5 për qind, ose çdo e katërta familje katër anëtarëshe është e varfër.

Shkalla më e lartë e varfërisë është në familjet me tre ose më shumë fëmijë, ndërsa në këtë kategori përfaqësohen 45.3 për qind ose pothuajse gjysma e familjeve të mëdha janë të varfër. Shkalla më e ulët e varfërisë është në kategorinë e “familjeve burrë-grua” me 3.2 për qind, ndërsa beqarët te “shkalla e varfërisë” përfaqësohen me gati 10 për qind. Shkalla e varfërisë tek të punësuarit është 8.8, ndërsa te pensionistët – 7.8 për qind. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2019 shkalla e personave të varfër në Maqedoni është 20.3 për qind.

Sipas këtyre shifrave, shihet qartë se viti i kaluar i shoqëruar me krizë të thellë që u shkaktua nga pandemia Kovid-19, ka bërë të veten dhe me këtë, ka rrit për më shumë se 1 për qind varfërinë në vend. Megjithatë, duket se ky tren do të ndjek edhe këtë vit. Rastet e familjeve që kanë nevojë për përkrahje dhe mbështetje ekonomike pothuajse nga dita në ditë në vendin tonë është në rritje, dukshëm prej tyre ka edhe që kërkojnë ndihmë në paraqitje publike – pra nëpër media.

Despina Tumanoska nga “Fajnens Think” shprehet e habitur pasi, siç shprehet ajo, të dhënat e statistikave zyrtare tregojnë se shkalla e varfërisë nga viti në vit po pëson rënie, ndërsa nga ana tjetër – numrat tregojnë të kundërtën. “Në varfërisë jetojnë 21.5 për qind të popullsisë dhe vetëm 41.6 për qind janë të përjashtuar nga shoqëria. Përveç kësaj, 30.4 për qind janë financiarisht në disavantazh, pasi ata nuk mund të përballojnë të paktën 4 nga 9 nevojat themelore.

Të dhënat e anketës ndoshta nuk janë edhe aq të tmerrshme, por rezultati tjetër se 28.4 për qind e qytetarëve nuk kanë para të mjaftueshme për të plotësuar nevojat themelore ushqimore dhe llogaritë, është jashtëzakonisht shqetësues”, deklaron Tumanoska. (

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat