Publikohet “bombë” e re për Zaevin, LSDM-ja pa koment

Maqedonia

Publikohet “bombë” e re për Zaevin, LSDM-ja pa koment

Më: 19 janar 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

“Shampinjonët e Hotel Parkut” është audio bomba e publikuar, nga gazetari, Zoran Bozhinovski. Në më pak se 24 orë, është klikuar 46 mijë herë, dhe sipas Bozhinovskit, mund të dëgjohet biseda e Zoran Zaevit dhe Aleksandrit, djali i ish-agjentit të inteligjencës Zoran Verushevski. Takimi është zhvilluar në Strumicë pesë vjet më parë, derisa Zaevi ishte kryetar i komunës. Sipas audio regjistrimit, të dy diskutojnë se si të ndalojnë publikimin e bombave për qeverinë e atëhershme të VMRO – DPMNE-së. Ata gjithashtu përmendin Sasho Mijalkovin, dhe një marrëveshje të mundshme. Ne pyetëm sot në partinë kryesore të opozitës se cili është qëndrimi i tyre për regjistrimin e publikuar.

Nga ajo që mund të dëgjoja shkurtimisht, nga bomba që doli sepse nuk e dëgjova tërësisht, përveç kriminaliteti i Zaevit, në sipërfaqe asgjë tjetër nuk mund të dalë dhe të dëgjohet. Lidhur me gjërat e tjera të paraqitura në atë bombë, lirisht pyeteni Zaevin që të shpjegojë për publikun në detaje – tha Dimce Arsovski, zëdhënës i VMRO – DPMNE.

Pyetëm në LSDM nëse ata mund të konfirmojnë vërtetësinë e bombës, por edhe si janë marrëdhëniet aktuale të Zaevit me Verushevskin. Përgjigje nuk morëm. Por, kryeministri Zoran Zaev më 19 maj të vitit të kaluar, pak para zgjedhjeve, kur u publikua bisedë e ngjashme e incizuar, tha se Verushevski kishte incizuar kur kanë pasur takim në vitin 2016.

“Ne kemi raporte të mira. Secili me përgjegjësitë e veta. Unë jam mik me të gjithë dhe vërtetë ai vetë, ashtu ka vendosur dhe ashtu ka vepruar. Unë jam shumë i afërt me familjen e tij”, tha Zoran Zaev, kryetarë i LSDM-së.

Nëse në atë kohë Zaev pohonte se nuk është në konflikt me familjen Verushevski, vetëm tre ditë pas kësaj, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, Verushevskin e ri e quajti patriot i Madh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat