Në Kodrën e Diellit trashësia e borës është 31 centimetra

Maqedonia

Në Kodrën e Diellit trashësia e borës është 31 centimetra

Më: 22 janar 2021 Në ora: 09:58
Kodra e Diellit

Trashësia e shtresës së borës sot në mëngjes arrin 31 centimetra në Kodrën e Diellit, 10 në Manastir, dy në Mavrovë dhe një centimetër në Lazaropole.

Nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike informojnë se moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit dhe më ngrohtë.

Në pjesët veriperëndimore moti do të jetë i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, vetëm në malet më të larta borë. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 2 deri në 4, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri në 13 gradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat