Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 08:20
Ilustrim

Moti në vend do të jetë me diell me vranësira mesatare. Në orët e hershme të mëngjesit dhe të paradites nëpër disa gryka do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej zero deri në gjashë gradë celsius, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 22 gradë celsius.

Në Shkup, në mëngjes me paraqitje të mjegullës, e cila gjatë ditës do të ulet dhe do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në një gradë celsius, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 16 gradë.

Në ditët e fundjavës moti do të jetë stabil dhe i ngrohtë me temperatura ditore mbi mesataren çka do të shkaktojë shkrirjen e mbulesës së borës në male. Nëpër lugina në orët e hershme të mëngjesit dhe të paradites do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësirave të ulëta. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Nën ndikimin e valës së lagësht të hënën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me reshje të shiut, në disa vende më të rrëmbyeshme të shoqëruara me erë të përforcuar jugore. Reshje të përkohshme lokale të shiut do të ketë edhe të mërkurën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat