Todorov: Arratisja e Mijallkovit ishte e keqe, edhe Zaev gaboi

Maqedonia

Todorov: Arratisja e Mijallkovit ishte e keqe, edhe Zaev gaboi

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:06
Nikolla Todorov

Sipas ish-zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë, Nikolla Todorov i gjithë rasti me Sasho Mijallkovin ishte i gabuar edhe për atë edhe për shtetin.

Todorov po ashtu tha se deklarata e kryeministrit Zoran Zaev se institucionet e kanë detyruar Mijallkovin të paraqitet po ashtu është e gabuar.

“Kjo është mundësi për Zaevin nëse dëshiron të dëshmojë nëse me të vërtetë ka vullnet për një reformë themelore dhe të thellë”, tha Todorv.

Ai thotë se nuk është e rëndësishme që të ketë përgjegjësi penale, por ndonjëherë duhet të ketë edhe përgjegjësi morale.

“Duhet të caktohen pikat e dobëta të sistemit”, tha mes tjerash Todorov.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat