Sela: Mijallkovi e Zaevi me skenar të përbashkët

Maqedonia

Sela: Mijallkovi e Zaevi me skenar të përbashkët

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:40
Zijadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në konferencën e sotme për shtyp në Kuvend ka komentuar “arratisjen” dhe “rishfaqjen” e ish kreun e DSK-së Sasho Mijallkov.

Sela tha se ngjarjet e fundit dëshmojnë skenarët mes Zoran Zaevit dhe Sasho Mijallkovit.

“Më skandalozja është vendimi, Sasho Mijallkov sërish është në paraburgim shtëpiak.

Kjo dëshmon skenarët mes Zoran Zaevit dhe Sasho Mijallkovit. Skenare të cilat unë ua kam thënë kur më keni pyetur se si mund të paralajmëroni koalicion me VMRO-DPMNE-në duke i marrë parasysh ngjarjet e 27 prillit. Kam thënë se të gjithë akterët që bënë skenare të tilla me 27 prill, sot janë me qeverinë, ja dëshmia” pohoi Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat