BDI e përshëndet nismën për ndërtimin e korridorit 8

Maqedonia

BDI e përshëndet nismën për ndërtimin e korridorit 8

Më: 31 mars 2021 Në ora: 19:44
Foto ilustrim

Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për mirëkuptim me kompaninë amerikane Bechtel Enka për ndërtimin e korridorit 8 dhe 10D.

Nënshkrimi i sotëm mbi këtë nismë të rëndësishme të Qeverisë me qëllim ndërtimin e Korridorit 8 në mënyrë të drejt për drejt do të ndikojë mbi cilësinë e jetës së qytetarëve por edhe mbi ekonominë e vendit.

Me këtë vendim, Qeveria njëherësh ka dhënë sinjal të qartë se po krijon mundësi më të mira për vendin nga pikëpamja politike pasi që ky projekt do të bëjë të mundur që Republika e Maqedonisë së Veriut të marrë peshë
të re gjeopolitike në Ballkan.

BDI vlerëson se pas përfundimit të këtij projekti që kalon nëpër Tetovë, përmes Gostivarit, Kërçovës, Trebenishtës në Strugë e deri në Qafë Thanë qytetarët tanë nga njëri vendkalim deri në tjetrin do të kenë mundësi që makinat e tyre t’i drejtojnë nëpër një autostradë moderne dhe të ndërtuar sipas të gjitha standardeve.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se me ndërtimin e korridorit 8, do të lehtësohet shkëmbimi i mallrave dhe qarkullimi i njerëzve midis vendeve Ballkanit që kanë dalje në Adriatik, Detin e Zi, Detin Kaspik dhe shteteve të Bashkimit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat