Nga java e ardhshme hapen kufijtë e Greqisë për shtetasit e Maqedonisë

Maqedonia

Nga java e ardhshme hapen kufijtë e Greqisë për shtetasit e Maqedonisë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Nga 14 maj qytetarët e Maqedonisë do të mund të hynë në Greqi me PCR test negativ jo më i vjetër se 72 orë ose me vërtetim se janë vaksinuar kundër coronavirusit. Këtë e vërtetoi edhe ministri Filipçe.

Këto informacione ia ka dhënë ministri grek për Turizëm, Haris Teogaris në bisedën e fundit telefonike që e kanë pasur javën e kaluar.

Momentalisht nuk dihet nëse Maqedonia e Veriut do të jetë në grupin e vendeve ku shtetasve do t’u lejohet hyrje në Greqi edhe me test të shpejtë negativ.

Filipçe tha se për këtë pret vendim nga Qeveria greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat