352 dënime për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e vendit

Maqedonia

352 dënime për tejkalim shpejtësie në gjithë territorin e vendit

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:41
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionin e përfocuar në komunikacion në gjithë territorin e vendit.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë këtij aksioni janë dënuar 352 shoferë, prej të cilëve 47 kanë qenë me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, ndërsa tre automjete kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë nga shpejtësia e lejuar.

Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat