Moti për ditët në vijim

Maqedonia

Moti për ditët në vijim

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

DPHM paralajmëron periudhë të motit kryesisht stabil dhe shumë të nxehtë me rritje të temperaturave ditore. Siç informojnë nga atje, pritet të jetë veçanërisht nxehtë nga mesi i javës së ardhshme kur në disa vende do të jetë 40 gradë.

Të enjten dhe të premten temperatura maksimale do të arrijë 41 gradë, ndërsa të mëngjesit do të rriten deri në 24.

Për këtë pasdite parashikohet izolim i mundshëm i paraqitjes së reshjeve afatshkurte dhe bubullimave të rralla.

Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 27 deri 35 gradë. Në Shkup, me diell me vranësira të lehta deri mesatare dhe erë e lehtë deri mesatare nga veriu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat