Anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

Maqedonia

Anulohet vizita e nesërme e Osmanit në Ankara

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 19:48
Bujar Osmani

Bujar Osmani nuk do të shkojë në Turqi.

Nga MPJ njoftojnë se për shkak të zjarreve të fuqishme që sot u zgjeruan në rajonin e Antalia-s, në Republikën e Turqisë, Ministri i Punëve të Jashtme e anuloi vizitën e nesërme zyrtare në Ankara, në të cilën ishin planifikuar të realizoheshin takime me përfaqësues të lartë të Republikës së Turqisë, mes të cilëve me homologun e tij, Mevlut Çavushogllu.

Njoftimi:

“Ministria e Punëve të Jashtme me keqardhje po e ndjek situatën me zjarret në territorin e Turqisë mike, duke e mbështetur aksionin aktual masiv zjarrfikës që sa më shpejtë të arrijë ta vë nën kontroll situatën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat