Në Ohër hapet qendra për shërbime publike

Maqedonia

Në Ohër hapet qendra për shërbime publike

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 18:03
Jeton Shaqiri

Ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Jeton Shaqiri së bashku me kryetarin e Ohrit, Konstantin Georgieski morën pjesë në hapjen zyrtare të qendrës për shërbime publike – “Një pikë për shërbime”.

Me këtë rast, Shaqiri theksoi se digjitalizimi i shërbimeve është proces tejet i rëndësishëm për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot në Ohër, po promovojmë qendrën ‘Një pikë për shërbime’. Ky është një investim direkt i Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë dhe synojmë që kjo qendër të shndërrohet në një lokacion shumë të frekuentuar ku qytetarët e Ohrit do të marrin shërbimet e kërkuara. Për momentin ofrojmë 62 shërbime të drejtpërdrejta, jemi ndërmjetësues për mbi 65 shërbime dhe ofrojmë mbi 800 informacione të nevojshme për marrjen e shërbimeve. Kjo është qendra e pestë me radhë që hapim pas atyre në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Manastir”, tha ministri Jeton Shaqiri.

Ai gjithashtu tha se nuk do të ndalen së punuari për të përmirësuar shërbimet për qytetarët.

“Planifikojmë të hapim qendra të ngjashme në të gjitha qytetet e vendit. Për momentin jemi në bisedime me Postën e Maqedonisë, në lidhje me këtë projekt, për të shfrytëzuar zyrat dhe kapacitetet e filialeve të Postës së Maqedonisë, ku si rrjedhojë do kemi mundësi të hapim zyrat tona ‘Një pikë për shërbime’ edhe në të gjitha Komunat e vendit”, tha Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat