Nga nesër do të lëshohen letërnjoftimet e reja

Maqedonia

Nga nesër do të lëshohen letërnjoftimet e reja

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se sot mbajti seancën e saj të rregullt të 100-të me një pikë të vetme të rendit të ditës.

Në të cilën u shqyrtuan Informacioni mbi tejkalimin e gjendjes aktuale në lidhje me lëshimin e letërnjoftimeve të reja.

Nga Qeveria thonë se e kanë angazhuar ministrin e Brendshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të miratuar akt nënligjor në përputhje me autorizimin e Ligjit për letërnjoftimet dhe për ta harmonizuar atë me dispozitat e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, i cili mundëson lëshimin e letërnjoftimeve të reja, ose zëvendësimin e tyre.

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, informoi se akti nënligjor do të botohet sot në “Gazetën Zyrtare”, dhe kështu do të mundësojë fillimin e menjëhershëm të printimit dhe lëshimit të letërnjoftimeve për qytetarët në përputhje me kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat