Osmani udhëton për në Kiev

Maqedonia

Osmani udhëton për në Kiev

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:06
Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot udhëton për në Kiev, Ukrainë.

Ai nesër më 23 gusht do të merr pjesë në Samitin e Platformës së Krimesë.

Platforma e Krimesë është iniciativë e Ukrainës, që ka për qëllim unifikimin e përpjekjeve ndërkombëtare rreth gjendjes në Krime.

Në ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues  të më shumë se dyzet shteteve, mes të cilave numri më i madh vende anëtare të BE-së dhe NATO-s, të cilat do të përfaqësohen në nivel të lartë, përfshirë edhe nëntë Presidentë, disa Kryeministra dhe Ministra të Punëve të Jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat