Kërkohet edhe dorëheqja e Zoran Zaevit

Maqedonia

Kërkohet edhe dorëheqja e Zoran Zaevit

Më: 10 shtator 2021 Në ora: 21:22
Zoran Zaevi

Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Venko Filipçe, duhet të dorëhiqet edhe kryeministri Zoran Zaev, kanë vlerësuar nga VMRO-DPMNE-ja, duke shtuar se vetëm kështu do të sigurohet një hetim i pavarur.

Dorëheqja e Venko Filipçes nuk mjafton, është e nevojshme edhe dorëheqja e Zoran Zaevit i cili është pjesa qendrore e piramidës për mosfunksionim të sistemit. Vetëm dorëheqja e Zaevit do të sigurojë hetim të pavarur dhe objektiv”, thanë nga VMRO-DPMNE-ja.

Përndryshe, katër dorëheqje pas tragjedisë në Tetovë, ku 14 persona humbën jetën nga zjarri që shkrumboi Qendrën Kovid më 8 shtator 2021:

– Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë
– Ilir Hasani, zëvendësministër i Shëndetësisë
– Florin Besimi, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës
– Artan Etemi, drejtor ekonomik i Spitalit Klinik të Tetovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat