Zaev i bindur se do të mposht Dimitrievskin

Maqedonia

Zaev i bindur se do të mposht Dimitrievskin

Më: 21 tetor 2021 Në ora: 18:44
Zoran Zaev

Zoran Zaev shprehet i bindur se do të mposhtin kandidatin e pavarur për kryetar komune në Kumanovë, Maksim Dimitrievski, i cili u përjashtua nga LSDM.

“LSDM do të fitojë Maksim Dimitrievskin në Kumanovë. Me të vërtetë nuk e di nga ku vjen kjo pyetje nëse do të dalim nga gara në Kumanovë”, tha Zaev duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Më herët Dimitrievski tha se i është paraqitur Zaevit se do të kandidojë i pavarur para se ta bëjë publike.

Ndryshe, në rrethin e parë për kryetar komune, Maksim Dimitrievski fitoi me pak dallim kundrejt kandidatit të LSDM-së, Oliver Ilieski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat