Zaev: E mbajmë stabil çmimin e rrymës

Maqedonia

Zaev: E mbajmë stabil çmimin e rrymës

Më: 25 tetor 2021 Në ora: 21:22
Zoran Zaev

“Qytetarët duhet ta dinë se çmimi i rrymës deri në fund të vitit mbetet i njëjtë dhe nëse ndryshon në vitin 2022 jemi të gatshëm të ndihmojmë drejtpërdrejt me vauçer”, tha kryeministri Zoran Zaev në një intervistë për “Sitel”.

Ai shtoi se çmimi i energjisë elektrike është i garantuar nga shteti përmes objekteve prodhuese të ESM-së, madje edhe nëse janë 48.52 euro për megavat, do të dorëzohet për 36 euro dhe kështu e mbajmë çmimin e energjisë elektrike stabil.

“Nëse është e nevojshme, janë përgatitur edhe paketa speciale si vauçer për familjet që nga aspekti ekonomik dhe social do të kompensojnë diferencën e mundshme në çmim si instrumente në mbështetje të qytetarëve.

E shihni, çmimi i energjisë elektrike nuk ka lëvizur për katër vjet, ndryshe nga nja tetë muaj më parë, kur çmimi i bursave ndërkombëtare u rrit 4-5 herë. Pra, qytetarët të jenë të qetë dhe të mos kenë fare frikë… Askush në faturë në shtëpi nuk ka ndryshim të çmimit të rrymës, ata e marrin”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat