Nesër pritet dorëheqja e Zaevit

Maqedonia

Nesër pritet dorëheqja e Zaevit

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 18:55
Zoran Zaev.

Bordi Qendror dhe Ekzekutiv i LSDM-së nesër do të diskutojnë për dorëheqjen e kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së, zoran Zaev. NEsër po ashtu pritet Alternativa të merr vendin nëse do të jetë pjesë e qeverisë.

Mbledhja e LSDM-së u anulua për shkak të aksidentit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar.

Nëse LSDM e pranon dorëheqjen e Zaevit atëherë menjëherë fillon afati prej 15 ditëve për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.

Në LSDM zgjedhjet janë me votim të fshehtë për të gjithë anëtarët, ndërsa kryetari i ri, siç tha Zaev, duhet të jetë edhe mandatari i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat