VMRO: Zaev largohet, zaevizmi mbetet

Maqedonia

VMRO: Zaev largohet, zaevizmi mbetet

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:27
Dragan Kovaçki

Parta opozitare VMRO-DPMNE-ja për zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së thanë se nuk do të zgjedhin lider të ri, por vazhdimin e zaevizmit, duke u bazuar në mbledhjen e djeshme të socialdemokratëve ku u vendos që të pranohet dorëheqja e Zaevit dhe të nis procedura për zgjedhjen e liderit të ri.

Depiteti Dragan Kovaçki nga VMRO-DPMNE tha se LSDM-ja mbrëbë bëri teatër ku në prapaskenë zgjidhej dora e zgjatur e Zaevit.

“Zaevit i duhet një njeri që do ta vazhdojë zaevizmin dhe do t`i mbrojë bizneset e familjes Zaev. Nuk zgjedh LSDM-ja, por Zaevi. Ai tashmë ka zgjedhur kandidatin që anëtarët e partisë duhet që vetëm ta votojnë.” tha Dragan Kovaçki.

Sipas VMRO-së tashmë pesë vite strukturat e Zaevit bëjnë krime dhe se Zaevi dhe ekipi i tij janë fajtorë për papërgjegjësinë dhe tragjeditë për jetët e humbura, për standardin e ulët jetësor, për krizën ekonomike dhe për mosfunksionimin e sistemit.

Nga atje thanë se nuk mjafton që Zaevi të mos jetë Kryeministër dhe lideri i LSDM-së, por se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme dhe Qeveri e re, që sic thonë, gjërat të ndryshojnë në mënyrë thelbësore.

Mbrëmë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë pas mbledhjes të Këshillit Ekzekutiv dhe Kryesisë Qendrore pranuan dorëheqjen e liderit të kësaj partie Zoran Zaev. LSDM-ja do të mbajë zgjedhjet brenda partisë për kryetarin e ri me 12 dhjetor. Në këtë mbledhje Zaev informoi se shumica parlamentare është stabile, që aktualisht është 61 deputetë dhe se pret që të krijohen mundësi për zgjerim të mëtejshëm, kështu duke pasur mundësi për hyrje të Alternativës në Qeveri.

Alternativa pas mbledhjes së mbrëmshme prej disa orësh tha se Kryesia Qendrore e Partisë  ka autorizuar kryetarin Afrim Gashi që të negociojë me kryeministrin Zoran Zaev ose eventualisht me mandatarin e ri për përfshirjen e tyre eventuale në Qeveri.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat