Të gjithë të lënduarit e aksidentit lëshohen nga spitali i Shkupit

Maqedonia

Të gjithë të lënduarit e aksidentit lëshohen nga spitali i Shkupit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 20:57
Foto ilustrim

Të gjithë të lënduarit në tragjedinë në Bullgari, të cilët ishin transferuar në Klinikën e Shkupit, sot janë liruar nga kujdesi spitalor, informojnë për “TV21” nga Klinikat e Shkupit.

Mjekimi i tyre do të vazhdojë në kushte shtëpiake, ndërsa do të marrin ndihmë psikologjike.

Ndërsa 10 ditë pas tragjedisë, sot trupat e pajetë u sollën në vend me dy aeroplan ushtarak bullgar.

Të cilët u pritën me protokoll shtetëror nga garda presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat